Shportë për mbeturina – ku e gjeni më së liri

28.03.2023

Shperndaje:

Nëse ka diçka që nuk bën pa e pasur një shtëpi, atëherë ajo është shporta e mbeturinave.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të shportave, qoftë për ambiente të brendshme, qoftë për ato të jashtme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e  tyre.

Shportën më të lirë për mbeturina e gjeni në 75Mall. Është me kapak dhe me mekanizmin e këmbës që e ngrit kapakun. Kushton 3.20 euro dhe është e madhësisë L (3 litra vëllim), pra e mjaftueshme për hapësirat e brendshme. Ka ngjyrë të zezë kryesisht, me disa thyerje me ngjyrë hiri.

Në këtë dyqan, për 7.20 e gjeni edhe shportën për hedhje të mbetjeve të cigareve. Është metalike.

Në Jysk, shporta më e lirë e mbeturinave kushton 5 euro. Është komplet e bardhë.

Për 2 euro më shumë, në Jysk e gjeni shportën metalike të madhësisë L me kapak prej plastike të zezë.

Në PemaMall, gjeni shportën me vëllim 5-litërsh për 13.35 euro. Është metalike dhe e rrumbullakët. E për 13.90, në këtë dyqan e gjeni shportën kënddrejtë, po ashtu metalike. Është e brendit Bormann.

Shporta gjeni edhe në Gjirafa50. Për 17.72 mund të porosisni shportën e brendit Rotho, me vëllim 10 litra. Është e plastikës, ngjyrë e zezë e kombinuar me pak hiri.

Dhe shportën më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. Është pak më e madhe, 34 litra vëllim. Është e brendit Brabantia. Është me tri ndarje, ngjyrë e gjelbër dhe kapaku hapet me prekje. Mund të ngjitet edhe në mur, por ka edhe këmbë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU