Shpuzore për shtëpi apo veturë – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Shpuzore për shtëpi apo veturë – ku e gjeni më së liri

23.02.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Jeni duhanxhi apo jo, nuk bën të mos keni një shpuzore në shtëpi. Mund t’ju vijë ndonjë mysafir dhe duhanin mund ta pijë edhe në ballkon apo oborr.

Fundja nuk ju kushton shumë, pasi shpuzore gjeni edhe për më pak se një euro.

Në tregun online ka shpuzore të ndryshme, qoftë të xhamit, të qeramikës, te hekurit apo të plastikës. Ka edhe shpuzore për veturë, janë me kapak dhe dritë.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Shpuzoren më të lirën e gjeni në dyqanin e-baa. Është e xhamit në formë tre këndore dhe kushton 0.49 euro.

Nëse e doni të rrumbullakët, atëherë në këtë dyqan mund ta porosisni për 0.59 euro.

Një e tillë, në marketin online 75Mall, mund ta blini për 0.75 euro. Është po ashtu e xhamit dhe ka 4 vrima për cigare.

Shpuzoren metalike, po ashtu më së liri e gjeni në e-baa. Kushton 1.29 euro dhe ka diametër 8 cm, e thellësi 3 cm.

Në Foleja, shpuzorja më e lirë është ajo për veturë. Është e brendit Praxis, e zezë dhe me kapak. Kushton 1.69 euro.

Në këtë dyqan, mund ta blini edhe shpuzoren më të shtrenjtë për veturë. Është universale e brendit Amio dhe kushton 6.9 euro. Ka një dritë të vogël, që kur të hapet kapaku të shihni se ku po e shkundni cigaren.

Për të parë më shumë, kliko KËTU