Shtupë e thjeshtë dhe me avull – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Shtupë e thjeshtë dhe me avull – ku e gjeni më së liri

16.05.2023

Shperndaje:

Mund ta njihni edhe si “xhoker”, por emri i vërtetë i saj është shtupë. Sidoqoftë, duhet ta ketë çdo shtëpi dhe shërben për pastrim të laminatit e parketit, por edhe të pllakave.

Në tregun online gjeni shtupa që janë klasike, me leckën që i ndërrohet herë pas herë dhe me avull, pra që janë më të avancuara.

Platforma SaKushton ka krahasuar ofertat dhe ua sjell më të lirat.

Shtupën më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Është e brendit Vileda dhe kushton 17.70 euro. Vjen me një leckë. E nëse dëshironi t’i blini edhe dy lecka shtesë për të, atëherë mund t’i porosisni me çmime mes 6 dhe 11 euro, varësisht nga cilësia.

Në PemaMall, shtupa më e lirë kushton 21.50 euro. Është e brendit Lemart. Nëse doni lecka shtesë për të, atëherë në këtë dyqan dy copë mund t’i porosisni për 3.50 euro.

E njëjta shtupë në Gjirafa50 kushton 23 euro.

Ofrohen edhe shtupa, qoftë rrotulluese ose jorrotullese bashkë me kovë. Pra vijnë set. Dhe ky set më së liri mund të porositet në Gjirafa50 me çmim 36.99 euro. Është i brendit Vileda.

Në PemaMall, seti i Lemartit, shtupë plus kovë, kushton 40.50 euro.

Nëse dëshironi të shpenzoni pak më shumë, mund të merrni edhe shtupë me avull, që ju mundëson të hiqni papastërtitë në dysheme me lehtë. Më të lirën mund ta porosisni në Gjirafa50. Është e brendit Lund, ka pjesën e poshtme trekëndësh dhe kushton 58.81 euro.

Në këtë dyqan ofrohet edhe shtupa më e shtrenjtë me avull. Është e brendit të njohur Karcher dhe kushton 211.66 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU