Shtypëse patatesh, hudhrash e të tjera – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Shtypëse patatesh, hudhrash e të tjera – ku i gjeni më së liri

10.12.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Mund të blini pure të gatshme, edhe burger, por ideja është që të përgatiten në shtëpi. Janë më të shijshme dhe definitivisht më të shëndetshëm.

Nëse doni të përgatisni pure në shtëpi, atëherë ju duhet një shtypëse për patate të ziera.

Në këtë tekst, do të flasim edhe për shtypëset e hudhrës si dhe të burgerëve që ndihmojnë në krijimin e formave të rregullta të rrumbullakëta.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Më së liri e gjeni një shtypëse për patate. Në dyqanin e-baa, mund ta porosisni për 0.99 euro. Është prej plastikës së fortë dhe e gjatë 27 cm.

Në GjirafaMall, shtypësja më e lirë e patateve kushton 3.8 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 6.12 euro dhe është e brendit Lemart. Pjesën e poshtme e ka nga plastika e fortë, kurse bishtin dru dhe metal.

E në Foleja, shtypësja më e lirë e patateve kushton 5.6 euro. Është tërësisht nga inoksi dhe e brendit Lemart.

Shtypëse patatesh gjeni edhe në Neptun. Ajo e markës Tefal kushton 14 euro.

Dhe shtypësja më e shtrenjtë e patateve gjendet në GjirafaMall. Është e brendit Gefu dhe ka çmim 59.5 euro.

Tash për shtypëse të hudhrave. Më së liri e gjeni në Foleja për 7.5 euro.

Në këtë dyqan, më së liri gjeni edhe shtypësen për burgera. Pra fusni një top mish në të, dhe me një shtypje e përgatisni qoften e rrumbullakët. Është e markës Gefu dhe kushton 9.4 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU