Sakushton trotineti/skuteri elektrik

07.04.2021

Shperndaje:

Skuterat elektrik në Kosovë e sidomos në Prishtinë kanë filluar të zënë vend gjithnjë e më shumë. Më së pari janë popullarizuar ato me rrota të trasha, me ulëse në formë motori, që përdoren në rrugë kryesore. Pastaj, kanë filluar të dalin në rrugë edhe disa më të vegjël që mund të ngasen edhe nëpër trotuare. 

Sa kushton skuteri apo trotineti elektrik varet nga madhësia e motorit dhe e baterisë. Oferta ka shumë edhe on line edhe nëpër dyçane të ndryshme. Për të gjetur çmimet mund të bëni një kërkim në Sakushton me fjalën skuter apo trotinet. 

Ofertuesit e këtyre produkteve janë Neptun, Aztech, Gjirafa dhe e-gjeta. Skuteri më i shtrenjtë është  në CITYBLITZ CB048X, me çmim Euro 439. Skuteri ka motor 250 watt dhe bateri Li-on 7800 mAH. Ky model ka çmim të njejtë edhe në Aztech edhe Gjirafa. 

Gjirafa ka në shitje edhe skuterët premium Xiomi. Xiomi MI pro 2 kushton EURO 618.50 dhe ofron cilësi më të mirë, me bateri më të qëndrueshme dhe motor 300 watt. Ky skuter ofron fuqi dhe distancë më të madhe gjatë ngasjes. Kompanitë tjera në Kosovë nuk e kanë këtë model. 

Mirëpo, oferta që dallon është ajo e Neptun për modelin e skuterit apo trotinetit CITYBLITZ CB050SZ BLACK, me motor 250 W dhe bateri Li-ion 5000 mAh. Neptun është më i liri sipas çmimeve të reklamuara në faqet e kompanive. Ky skuter në Neptun me lirim shitet për Euro 279 nga 349. Mirëpo skuteri me shifrën dhe brendin e njejtë dhe me specifika të njejta në Aztech dhe Gjirafa kushton Euro 439. Sa i përket garancionit, Neptun dhe Aztech kanë dy vite garancion, ndërsa në gjirafa garancioni për këtë produkt është 1 vjeçar.