Sony PlayStation dhe produkte për të – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Sony PlayStation dhe produkte për të – ku i gjeni më së liri

28.05.2024

Shperndaje:

Nëse dëshironi t’i gëzoni fëmijët, por edhe veten, atëherë s’ka gjë më të bukur se loja Sony PlayStation.

Në treg gjeni nga konzola, pastaj kontrollori, timoni, mbajtësi e gjithçka që lidhet me këtë lojë kompjuterike.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri e gjeni një peshqir me logon e PlayStation. Është ngjyrë kaltër dhe kushton 8 euro. E gjeni në rrjetin e dyqaneve Jysk.

Në Gjirafa50, për 19.50 euro, mund të porosisni filxhanin ose gotën me këtë logo.

Për të njëjtin çmim, mund të porosisni edhe USB Hub DOBE për Playstation 4 Pro.

Për 26.01 euro, mund të blini mbajtësen për konzolën e PlayStation 5.

Në Neptun, për 54.99 euro mund të porosisni stacionin karikues për kontrollor.

Në fakt, të gjitha për këtë lojë janë të shtrenjta. Nëse kërkoni kufje origjinale për Sony PlayStation, atëherë duhet të ndani 231.50 euro. Porosinë mund ta bëni në Gjirafa50.

Natyrisht, më së shtrenjti janë konzolat.

Në Neptun, konzolën e PlayStation 5 e gjeni për 659 euro, kurse në Gjirafa50 për 681.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU