Keni bahçe dhe e mbillni atë, apo edhe pemë në oborr, atëherë bimët duhet spërkatur kur është koha e tyre.
Për ta bërë këtë në mënyrën më të lehtë, ju duhet një spërkatës me presion.
Është thjeshtë një bombolë plastike me pistoletë dhe presion.
Në tregun online e gjeni këtë produkt në disa dyqane dhe platforma SaKushton ka analizuar ato dhe çmimet e tyre.
Spërkatësin më të lirë me presion e gjeni në marketin GjirafaMall. Është i brendit Verto, ka kapacitet mbushës 1 litër dhe kushton 6.49 euro.
Në Foleja, spërkatësi më i lirë me presion kushton 7.9 euro. Është i brendit MSI dhe ka vëllim të bombolës 1 litër.
Në këto dyqane gjeni disa lloje të spërkatësve relativisht të lirë, por ka edhe profesionalë.
Spërkatësi profesional më i shtrenjtë mund të porositet në GjirafaMall. Është i markës Marolex dhe kushton 86.59 euro me zbritje. Çmimi i mëparshëm ishte 105.5 euro. Ka kapacitet 12 litra.
Për të parë më shumë, kliko KËTU