Sprej për heqjen e mykut – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Sprej për heqjen e mykut – ku e gjeni më së liri

11.02.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Secili prej nesh është përballur dhe përballet me mykun në shtëpi.

Myku krijohet zakonisht gjatë dimrit dhe në hapësirat ku nuk ka ngrohje. Pra nëse në një dhomë ka ngrohëse e në tjetrën jo, atëherë ky kontrast krijon mykun në hapësirën e ftohtë.

Por sot ka shumë preparate për heqjen e mykut nga muret dhe pjesët tjera. Ka spreje që heqin hap e mbyll sytë mykun dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Sprejin më të lirë për heqjen e mykut e gjeni në dyqanin E-baa. Shishja ka 750 ml, është e markës Pers dhe kushton 1.21 euro.

Në InterClick, një pastrues myku i markës Fresh e gjeni për 1.65 euro. Shishja ka 500 ml. E njëjta shishe në E-baa kushton dy centë më shumë.

Sprej kundër mykut gjeni edhe në Maxi. Shishja e markës së njohur Avaks – 750 ml, kushton 2.05 euro. E njëjta shishe mund të porositet më lirë në InterCklick – 1.95 euro.

Dyqani 75Mall ofron sprej të brendit Savo. Shishja ka 500 ml dhe kushton 2.90 euro.

E njëjta shishe në E-baa kushton më shtrenjtë – 3.35 euro. Në këtë dyqan mund të porositet edhe produkti më i shtrenjtë. Është i markës Diplo, shishja ka 750 ml dhe kushton 3.77 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU