Pos zinxhirëve (lexo Këtu) dhe kutisë së ndihmës së parë (lexo Këtu), për të cilat kemi shkruar në tekstet e kaluara, është mirë që gjatë dimrit të mbani në veturën e tuaj edhe një sprej për shkrirjen e akullit në xhama.
Është shpëtim nëse doni të mos mërdhini duart duke e pastruar në mënyra të ndryshme. Thjeshtë e hiqni borën nëse ka, më pas ia hidhni sprejin dhe në moment zhduket akulli.
Në tregun online ofrohen disa lloje në disa markete dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Dhe, sprejin më të lirë e gjeni në dyqanin Foleja. Është i markës Falcon dhe shishja vjen me vëllim 500 ml. Kushton 2.49 euro.
Për një euro më shumë, në këtë dyqan mund të porosisni një sprej të markës Praxis, po ashtu me vëllim 500 ml.
Sprej gjeni edhe në 75Mall. Është i markës Sonax, 500 ml dhe kushton 4.4 euro.
Të njëjtin sprej në GjirafaMall, mund ta porosisni për 5.49 euro. E po aq bën edhe në Foleja.
Pra, i bie se në 75Mall, ky lloj mund të porositet më së liri.
Për të parë më shumë, lexo KËTU