Çka thoni për një statujë në kopsht apo në dhomë? Veç sa e zbukuron hapësirën.
Dhe në tregun online ka disa lloje.
Natyrisht janë të përmasave të vogla dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Statujën më të lirë e gjeni në rrjetin e dyqaneve Jysk. Kushton 20 euro dhe është për kopsht. Është e punuar nga oksid magnezi, i rezistueshëm ndaj të ftohtit dhe ka këto përmasa: Gjatësi 31 cm, gjerësi 24 cm dhe lartësi 42 cm. Peshon 3 kg dhe ka ngjyrë hiri. Është portretizuar një vajzë me kapelë e ulur këmbë kryq.
Pak më shumë zgjidhje të statujave ka në dyqanin online Gjirafa50.
Më e lira kushton 52.26 euro. Është një statujë unike që përshkruan Shën Barbarën me një kupë dhe një degë palme në dorë. Është 23 cm e lartë dhe është për ambient të brendshëm. Pra mund ta vendosi kudo pa ju penguar.
Statuja më e shtrenjtë në Gjirafa50, kushton 92.02 euro. Është një figurë që përshkruan Shën Florianën, e cila është shenjtorja mbrojtëse e zjarrfikësve. Është e lartë 34 cm.
Për të parë më shumë, kliko KËTU