Sterilizues me rreze UV dhe me avull – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Sterilizues me rreze UV dhe me avull – ku i gjeni më së liri

24.11.2024

Shperndaje:

Në treg ka disa lloj sterilizuesish, por do të fokusohemi në dy kësaj here.

Po flasim për sterilizues për pajisje të bebeve dhe për sterilizues të celularëve e të tjerave që duam t’i pastrojmë.

Ka shumë kush që është i dhënë pas pastërtisë dhe bën mirë, pasi me sterilizues hiqet çdo bakter, thuajse.

Në treg ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Së pari për sterilizuesit për celularët tuaj, që gjithnjë janë të papastër.

Më i liri mund të porositet në GjirafaMall. Është një lloj boksi, ku e fusni celularin apo edhe orët, bizhuteritë, skedarët, gërshërët, furçat e grimit, çelësat, kartëmonedhat, monedhat, kartat e kreditit e të tjera dhe për pak minuta do t’i merrni të pastra. Është i brendit Media Tech dhe me rrezet UV-C vret çdo bakter. Kushton 4.07 euro me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 20.48 euro.

Në Foleja, sterilizuesi për celularë dhe të tjera pajisje kushton 55 euro me zbritje. Është i brendit Manhattan dhe funksionon po me me rreze UV.

Tash për sterilizues të gjërave të bebeve, si shishe të qumështit, mashtrues të ndryshëm, goma për dhëmbë, enë, lugë e të tjera.

Më së liri e gjeni në Foleja. Është i brendit Chicco dhe sterilizimi kryhet ma avull. Kushton 16 euro me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 30 euro.

I njëjti produkt në GjirafaMall, kushton 21.99 euro.

Sterilizuesi më i shtrenjtë mund të porositet në 75Mall. Në fakt, vjen si set. Pos sterilizuesit vijnë edhe disa gjëra të domosdoshme për bebet. Gjithë seti kushton 149.95 euro dhe është i brendit Tommee Tippee.

Për të parë më shumë, kliko KËTU