Ndoshta është gjëja e vetme që ka mbetur e lirë, në kuptimin që me pak para mund të “ngopet e gjithë shtëpia”.
Bëhet fjalë për supat e gatshme, që ju duhen vetëm 5 minuta për përgatitje.
Në treg ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton do të analizojë ato që mund të blihen apo porositen nga shtëpia.
Supën më të lirë të gatshme e gjeni në dyqanin Spar. Është supë e gjelit e brendit turk, Bizim Mutfak. Kushton 0.45 euro dhe është për 4-5 persona. Përgatitet me një litër ujë.
Në Spar, gjeni edhe supën e gjelit të brendit Podravka, më së liri. Qesja kushton 0.49 euro.
E njëjta supë, në dyqanin online Begmart, kushton 0.54 euro.
Ka edhe supë të lopës. Në Spar, qesja e kësaj supe e brendit Podravka kushton 0.59 euro.
Të njëjtën e gjeni edhe në Begmart. Aty mund ta porosisni për 0.62 euro.
Në treg ka edhe supë të gatshme. Thjesht e merrni dhe e pini aty për aty.
Në Spar e gjeni supën e pulës, të brendit Yakisoba. Vjen në një tas me kapak. Mund ta përdorni menjëherë apo edhe ta ngrohni nëse jeni në shtëpi.
Për të parë më shumë, kliko KËTU