Për gratë, një prej periudhave më të vështira di të jetë ajo e menopauzës.
Përcillet me shumë ndryshime: si dhimbje, ndryshim humori e shumëçka tjetër.
Por falë, arritjeve më fushën e farmaceutikës, kjo periudhë mund të kalohet më lehtë.
Në treg, gjeni produkte të shumta që lehtësojnë këtë fazë, si suplemente me gjithë atë që i duhet trupit, pastaj ilaçe me bazë bimore kundër dhimbjeve, kremra, e edhe test për të konfirmuar nëse vërtetë është kjo faza e menopauzës – pra koha kur cikli menstrual ndalon.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e këtyre produkteve.
Më së liri mund të gjeni një serum për fytyrën. Në Foleja e gjeni për 4.88 euro dhe ka 30 ml vëllim. Është i brendit FaceFacts.
Për të njëjtin çmim, po të njëjtit brend gjeni edhe gjel dhe krem.
Në këtë market, për 11.99 mund të blini edhe një test, të cilin mund ta bëni në shtëpi, për të mësuar nëse jeni në fazës e menopauzës apo jo.
E në e-baa, për 10.80 euro gjeni kapsula me bazë bimore për lehtësim të dhimbjeve. Kutia ka 120 copë dhe është e brendit Swanson.
E produkti më i shtrenjtë për këtë qëllim, mund të porositet në GjirafaMall. Është një trajtues i lëkurës për këtë periudhë dhe është i brendit Dr. Hauschka. Me zbritje kushton 52.49 euro.