Vera ngadalë po ikën, por syzet e diellit nuk janë veç për këtë stinë. Ato mund të mbahen gjatë tërë vitit, qoftë për mbrojtje të syve, qoftë për stil.
Dhe në tregun online ka zgjidhje pa fund, duke nisur nga ato të lirat që mund të blihen për rreth 10 euro e deri në 500 euro gati.
Platforma SaKushton ka analizuar dhe krahasuar çmimet e tyre.
Syzet e diellit më të lira i gjeni në dyqanin online 75Mall. Janë me kornizë të plastikës, të ngjyrave të ndryshme dhe të brendit Pokey. Janë për fëmijë dhe copa kushton 12 euro.
Në këtë dyqan, gjeni edhe syze për të rritur, po ashtu me kornizë të plastikës. Janë të brendit Force dhe me ngjyra të ndryshme. Copa kushton 19.90 euro.
Në dyqanin Foleja, syzet më të lira janë ato të brendit Timberland. Janë për çdo sezon, ngjyrë kafe dhe kushtojnë 25 euro.
Në këtë dyqan syzet e diellit më të shtrenjtat, kushtojnë 190 euro dhe janë të brendit Oakley, modeli Pitchman.
Shumë zgjidhje gjeni edhe në Gjirafa50 dhe GjirafaMall.
Më të lirat i gjeni në GjirafaMall. Janë të brendit Polaroid Sun dhe kushtojnë 37.49 euro.
Në këtë dyqan, mund të porosisni po ashtu edhe syzet më të shtrenjta, që janë të brendeve si Versace, Gucci, Balenciaga, Bottega Venetta e të tjera.
Më së shtrenjti janë ato të Bottegas. Janë për femra, të zeza dhe kushtojnë 417.60 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU