Çfarë thoni të flasim për syzet virtuale? Janë fjala e fundit e teknologjisë dhe e mundësive pa fund.
Njihen si “VR” – realitet virtual. Thjeshtë i vëni në sy dhe lidheni me smartfonin tuaj, duke kaluar në një botë krejt tjetër. Mund edhe të eksploroni botën sikur jeni duke e vizituar atë vend, apo edhe të mbani një takim me miq kudo në botë, sikur jeni të ulur në një tavolinë.
Në tregun online në Kosovë ka goxha zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar ato.
Më të lirat syze virtuale i gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Janë “BoboVR Z6 2019”, të bardha dhe kushtojnë 65.99 euro me zbritje nga 106.07 euro. Bateria e integruar litium polimer ka kapacitet 350 mAh (deri në 25 orë punë me një karikim të vetëm). Komunikimi është i bazuar në teknologjinë e qëndrueshme Bluetooth në versionin 4.2. Kompleti përfshin syze BoboVR Z6 2019, kufje integrale, shirit koke, manuali i përdorimit dhe pëlhurë me mikrofibër.
Në Gjirafa50, për 47814 euro me zbritje gjeni syzet VR Oculus Quest 2. Ky VR posedon 6GB RAM të kombinuar me çipin Qualcomm Snapdragon XR2 Platform që ju siguron operim shumë të lehtë. Posedon rezolucionin 3664×1920 piksel, për secilin sy. Kjo ju mundëson kualitetin vizual, që asgjë nuk mund t’ju ikë dhe kështu të shijojeni edhe tingullin 3D, që mundësohet nga altoparlantët.
Në 75Mall, një model më i ri i këtyre syzeve, Quest 3, kushton 799 euro me zbritje, nga 999 euro.
Dhe syzet më të shtrenjta, i gjeni në Gjirafa50. Janë HTC ViveXR Elite, të zeza. Me zbritje kushtojnë 1,651.50 euro. Kanë mundësi pa fund.
Për të parë më shumë, kliko KËTU