Tabela taktike për sporte të ndryshme – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Tabela taktike për sporte të ndryshme – ku i gjeni më së liri

18.02.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Merreni me sport, jeni trajner apo thjeshtë jeni prindër të një fëmije që merret me sport, atëherë ju duhet një tabelë taktike ta keni në shtëpi.

Janë tabela praktike, që kanë të vijëzuara fushat dhe çka do që shkruani në të, shlyhet në sekondë.

Në treg ofrohen tabela për sporte të ndryshme, si për futboll, basketboll, hendboll e të tjera dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Tabelën taktike më të lirë e gjeni në dyqanin online Foleja. Është për hendboll dhe në të mund të shënohet në të dy anët. Në njërën anë është fusha e plotë, kurse në tjetrën vetëm gjysma e fushës. Është prodhim i YakimaSport dhe mund ta porosisni  për 18.1 euro.

Për pak më shumë, në Foleja mund të porosisni tabelën taktike të futbollit. Kushton 22.5 euro.

Në GjirafaMall, tabela më e lirë taktike është ajo për hendboll. Është e brendit Pure2Improve dhe kushton 37.59 euro.

E tabela më e shtrenjtë mund të porositet në Foleja. Vjen me çantë speciale, është e brendit Molten dhe kushton 64 euro. Ofrohen tabela për futboll, basketboll e hendboll.

Për të parë më shumë, kliko KËTU