Keni dëgjuar se nëpër shkolla “dërrasat e zeza” po zëvendësohen me tabela interaktive e të mençura? E të tilla në fakt nuk janë vetëm për shkolla. Mund të përdoren edhe nga ndokush që organizon një kurs, pastaj bizneset, auditorët e pse jo edhe në shtëpi. Mund të përdoren si tabela apo edhe te integrohen në tavolinën e punës.
Janë pak të shtrenjta, por gjë që ia vlen. Kanë ekran të madh, mbështeten kryesisht në sistemin operativ Android, kanë performancë të lartë për përdorim të shpejtë e efikas, ram memorje të mjaftueshme, teknologji të lartë për prekje, porta për lidhje dhe sistem të integruar të altoparlantëve për prezantime e bashkëbiseda.
Në tregun online ka disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Tabelën më të lirë interaktive e gjeni në marketin 75Mall. Është e brendit Dahua me ekran 65 inch. Kushton 959.9 euro.
Në këtë dyqan ofrohen disa lloje të tabelave interaktive. Për shembull një e brendit Huawei, me ekran 65 inch, kushton 1099.9 euro.
Në GjirafaMall, tabela interaktive më e lirë mund të porositet për 1215 euro. Është e markës Riotuch dhe ka ekran 75 inch.
E tabela interaktive më e shtrenjtë ofrohet në Gjiarfa50. Është e fjalës së fundit dhe e brendit të njohur Samsung. Ka ekran 75 inch dhe UHD. Kushton 2199.5 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU