Tabelë pikadoje – ku e gjeni më së liri

25.04.2023

Shperndaje:

Çfarë thuani për një lojë pikadoje në oborr, tash që është ngrohur moti apo edhe në ambiente të brendshme?

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të tabelave të pikados, nga ato më të thjeshta tek ato profesionale.

Ka tabela edhe magnetike dhe shigjetat janë pa majë, vetëm me magnet dhe ngjiten në tabelë, që mundësojnë të mos dëmtoni murin prapa.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Tabelën më të lirë të pikados e gjeni në 75Mall. Kushton 11.45 euro dhe bashkë me tabelën vijnë edhe 6 shigjeta të plastikës me maje magnetike. Pra ngjiten në tabelë pa pasur maje gjilpërë.

Në Gjirafa50, tabela më e lirë e pikados kushton 16.70 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 25.35 euro. Është e brendit Sisal me diametër 30 cm.

Për 35.68 euro, në Gjirafa50 e gjeni edhe tabelën e pikados elektronike. Pikët numërohen vetë dhe ka material që nuk dëmtohet nga majat e shigjetës. Është e markës Victoria Sport Enero.

Dhe pikadon më të shtrenjtë e gjeni po në Gjirafa50. Është profesionale për kushte shtëpiake dhe kushton 126.51 euro. Ka diametër 45 cm dhe është e brendit Harrows.

Gjeni edhe shigjeta për pikado për të blerë ndaras.

Për të parë më shumë, kliko KËTU