Tabelë shahu – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Tabelë shahu – ku e gjeni më së liri

06.02.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Nëse doni të “mbysni” netët e gjata dhe të futeni thellë në mendime, atëherë zgjidhje mund të jetë edhe një lojë shahu.

Në treg gjeni tabela të ndryshme të lojës së shahut, duke nisur nga një karton i thjeshtë e me figura të plastikës e deri tek ato komplet nga druri.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Tabelën më të lirë të lojës së shahut e gjeni në e-baa. Ka një shtrojë magnetike ku figurat ngjiten për shtresën, që ka dimensione 32 x 32 cm. Kushton 8.99 euro.

Në Foleja, tabelën më të lirë e gjeni për 10.2 euro. Figurat janë prej druri të madhësisë nga 5 cm – ushtarët e deri 8 cm – mbreti.

Prej 10 deri në 20 euro, në Foleja gjeni disa lloje të tabelave të shahut me figura prej druri.

E me çmim të përafërt, edhe në GjirafaMall mund të porosisni një tabelë shahu me figura prej druri. Seti kushton 21.49 euro dhe është i brendit çek Rebel Albi. Edhe tabela është prej druri.

Në këtë dyqan, gjeni edhe tabelën më të shtrenjtë të shahut. Është e brendit Magiera dhe me dizajn sa elegant, aq edhe klasik. Pjesët e shahut janë të punuara me detaje të hollësishme dhe janë të bëra nga druri cilësor. Më zbritje, mund ta porosisni për 103 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU