Dhjetë tabletët për fëmijë nën 100 euro

13.04.2023

Shperndaje:

Nëse veç keni vendosur t’u jepni fëmijëve tuaj pajisje smart në duar, atëherë më i mirë se telefoni është një tablet. Ka ekran më të madh, mund edhe të vizatojë në të dhe sigurisht kushton më pak.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet dhe në tregun online mund të gjeni deri në 10 lloje të tabletëve me çmim nën 100 euro.
Tableti më i lirë në treg mund të porositet në Aztech. Është i brendit Noa dhe ka 1 Gb Ram memorje dhe 16 Gb memorje të brendshme. Kushton 55 euro.

Në Gjirafa50, tableti më i lirë për fëmijë kushton 80.90 euro. Është Vivax, modeli Panda Kids me ekran 7 inch, 2 Gb Ram memorje dhe 16 Gb memorje të brendshme. Ka dy kamera të thjeshta dhe punon me sistemin Android.

I njëjti tablet, në Aztech kushton 65 euro, kurse në PemaMall 82 euro.

E në PemaMall, për 88.05 euro mund të porosisni tabletin Lenovo me 2 Gb Ram memorje e 16 Gb memorje të brendshme.

Më i shtrenjti tablet deri në maksimumin e përcaktuar prej 100 euro, mund të blihet në Aztech. Ai Noa me ekran pak më të madh – 10.1 inch dhe me 3 Gb Ram memorje e 16 Gb memorje të brendshme – kushton 99 euro.

Për të parë më shumë modele e më shumë specifika, kliko KËTU