Si gjithë artikujt e tjerë, edhe tabletët kanë pësuar rritje të çmimeve.
Por duke qenë se ka shumë brende që ofrojnë këtë produkt dhe me specifikacione të ndryshme, atëherë mund të gjeni tabletin sipas mundësive.
Në tregun online ka lloje të ndryshme dhe më të lirët nisin pak mbi 80 euro e shkojnë deri në mbi 1.600 euro, më i shtrenjti.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Tabletin më të lirë e gjeni në dyqanin Aztech. Për 89 euro, mund të porosisni atë të brendit Meanit. Ka ekran 10.1 inch, 2GB Ram Memorje dhe 16 GB Memorje të brendshme. Procesorin e ka Quad Core.
Për 119 euro, në këtë dyqan e gjeni tabletin Teclast. Ka ekran 10.1 inch, 2GB Ram Memorje dhe 32 GB Memorje të brendshme. Procesorin e ka Quad Core, ka bluetooth dhe një vit garanci.
Nga brendet më të njohura, për 139 euro, në Aztech e gjeni tabletin Samsung. Ka 3GB Ram Memorje dhe 32 GB Memorje të brendshme. Procesin e ka Octa Core dhe vjen me 2 vjet garanci.
Në këtë market, tableti më i shtrenjtë kushton 1.029 euro. Është Samsung, përkrah rrjetin 5G, ka procesor Octa Core, 8GB Ram Memorje e 128 GB Memorje të brendshme. Ekranin e ka 14.1 inch, ndërkohë është edhe me fingerprint.
Tablet gjeni edhe në Neptun.
Më i liri në këtë dyqan kushton 569 euro. Është Samsung, modeli S9 FE. Ka 6 GB Ram Memorje dhe 128 GB Memorje të brendshme. Procesorin e ka Octa Core dhe ekranin 10.9 inch.
Dhe, tableti më i shtrenjtë mund të blihet po në Neptun. Çmimi i tij është 1.619 euro, por me kartelë të anëtarësisë mund ta merrni për 1.299 euro. Është po ashtu Samsung, modeli S9 Ultra me ekran 14.1 inch. Ka 8 GB Ram Memorje dhe 256 GB Memorje të brendshme. Është Octa Core dhe ngjyrë gri.
Për të parë më shumë, kliko KËTU