Nëse diçka ka me bollëk në tregun online, atëherë janë edhe taburetë. Bëhet fjalë për ato ulëset që i lëvizim ngado, janë pa pjesën e shpinës, por gjënë kryesore e kanë pjesën e brendshme, të cilat mund t’i shfrytëzoni për të lënë çkado, varësisht prej madhësisë. Thjeshtë duhet hequr kapakun që shërben edhe si ulëse e butë dhe të fusni brenda gjëra të imëta.
Platforma SaKushton ka analizuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të mira.
Taburenë më të lirë mund ta porosisni në 75Mall. Është ngjyrë krem, e brendit Khaki dhe kushton 11.45 euro. Dimensionet e saj janë 42cm me 25 cm. Po ashtu edhe lartësinë e ka 25 cm.
Me këtë çmim, në 75Mall gjeni edhe disa lloje dhe ngjyra të tjera.
Në Jysk, tabureja më e lirë kushton 20 euro. Është e brendit Holeby, e punuar me lëkurë artificiale dhe është katror me dimensione 40cm/40cm/40cm.
Ka edhe tabure pak më të mëdha dhe shumë më të shtrenjta. Në 75Mall, për 119.90 euro e gjeni taburenë me gjerësi 118 cm dhe me lartësi 48 cm. Është e punuar nga hekuri që i ka këmbët, nga druri që e ka pjesën anësore dhe nga lëkura e sfungjeri, që e ka pjesën e sipërme.
Në Jysk, është tabureja më e shtrenjtë. Kushton 269.99 euro, është prej materiali ngjyrë hiri. Ka arkë të madhe për magazinim dhe këmbë druri.
Për të parë më shumë, kliko KËTU