Thonë se gjellët bëhen më të shijshme në enë dheu. Nuk është se ka një përfundim shkencor, por kështu thuhet.
E në tregun online ka zgjidhje të shumta të tavave të dheut, të përmasave e të formave të ndryshme.
Ka edhe me kapak.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Tavën më të lirë e gjeni në dyqanin e-baa – vetëm 0.49 euro për copë. Natyrisht është e vogël, ka diametër 9.5 cm dhe e thellë është 4.5 cm.
Një pak më e madhe, në këtë dyqan mund të porositet për 0.59 euro. Ka diametër 12 cm dhe thellësi 4 cm.
E nëse vendosni të blini set tavash, atëherë në e-baa gjashtë copë kushtojnë 2.99 euro. Kanë diametër 10 cm dhe thellësi 4 cm.
Tavë dheu gjeni edhe në Interclick. Tava me vëllim 1 kg, kushton 1.29 euro.
E seti me 6 copë në këtë dyqan mund të porositet për 3.99 euro.
Tava më e lirë me kapak, mund të porositet në e-baa. Kushton 5.99 euro dhe ka madhësi mesatare, 20 cm diametër dhe 9 cm thellësi.
E tava më e shtrenjtë, është po ashtu me kapak dhe po ashtu në e-baa. Kushton 8.99 euro. Diametrin e ka 20 cm dhe thellësinë 12 cm.
Për të parë më shumë, kliko KËTU