Hiç tavolinës kryesore në dhomën e ndenjës, ju duhet edhe ndonjë tavolinë e vogël.
Njihen si tavolina anësore dhe ato ju shërbejnë për çka do. Nëse e keni larg tavolinën kryesore, e afroni anësoren apo ju duhet edhe për rastet kur jo të gjithë mysafirët mund të shërbehen nga tavolina e madhe.
Në treg ka shumë zgjidhje të tavolinave anësore dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Tavolina anësore gjeni në disa dyqane online dhe më e lira mund të porositet në 75Mall. Është modeli Rena, e rrumbullakët dhe me çmim aksion mund ta blini për 29.90 euro.
Për pak më shumë – 35 euro, në Foleja gjeni tavolinën më të lirë anësore. Është e rrumbullakët dhe prej metali.
E në këtë market, për 44 euro, mund të blini një tavolinë nga druri masiv që mund të përdoret edhe si karrige. Ka formë kënddrejtë.
Për 46 euro, në Foleja gjeni një tavolinë të rrumbullakët me tri këmbë hekuri. Sipër ka xham, ndërsa është e dekoruar edhe me litar.
Në GjirafaMall për 89.99 euro, sa është më e lira, mund të zgjidhni një mes dy llojeve të tavolinave anësore. Për këtë çmim ofrohen set tavolinash nga dy copë, të rrumbullakëta dhe katrore.
Duke ndarë më shumë para, mund të porosisni tavolinë më të bukur e më cilësore.
Dhe më e shtrenjta që mund të porositet në tregun online është një në Foleja. Në fakt, vjen si set më tri copë me madhësi të ndryshme. Ka dizajn tepër unik. Pjesa e sipërme është dru masiv, kurse këmbët metalike. Seti kushton 349 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU