Nuk shihen, por pa to nuk bën. Andaj edhe quhen të brendshme.
Në tregun online ka shumë zgjidhje të të brendshmeve për femra e meshkuj, por edhe për bebe.
Kur themi të brendshme nënkuptojmë me fanellat që vishen për fundi këmishës për shembull dhe brekët. Kësaj herë, koncentrohemi te këto të fundit.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Të brendshmet më të lira i gjeni në Gjirafa Mall. Janë të brendshme për femra, për gratë pas lindjes. Nga 10.58 euro, me zbritje mund të gjeni setin me pesë palë për 3.04 euro. Janë të bardha.
Nëse kërkoni të brendshme standarde, më së liri për femra i gjeni në dyqanin tjetër online Foleja. Seti me tri palë të ngjyrave të ndryshme, kushton 6 euro. 95 për qind e materialit është pambuk.
Po në Foleja gjeni edhe setin më të shtrenjtë për femra. Seti i ka dy palë dhe janë të brendit të njohur Philipp Plein. Kushton 53 euro me zbritje.
E për meshkuj, të brendshmet më të lira i gjeni te Foleja. Janë të stilit “standard”, jo bokesrica.
Seti me tri copë të brendit Turen, të bardha, kushton 8 euro. Po ashtu edhe më të shtrenjtat të brendshme mund të porositen në këtë dyqan online. Seti me tri palë të brendit Calvin Klein, kushton 53 euro me zbritje nga 65. Materiali, 95 për qind është pambuk.
Të brendshme gjeni edhe në 75Mall. Ka më shumë zgjidhje për fëmijë, sidomos bebe.
E brendshmja më e lirë në këtë dyqan kushton 5.97 euro. Është për vajza dhe pjesa e poshtme me të sipërmen janë të ngjitura. Materiali është pambuk.
Për të parë më shumë, kliko KËTU