Iphone 14 me 2 vjet garancion – ku e gjeni më së liri

11.11.2022

Shperndaje:

Kur u prezantua Iphone 14, më 7 shtator, u dha edhe çmimi për tregun e SHBA-së, e që nis nga 799 dollarë e tutje.

Iphone 14 ka mbërritur edhe në Kosovë, po jo me këtë çmim. Nëse këkoni celular te shitësit e autorizuar, që ju ofrojnë dy vjet garancion për produktin, atëherë duhet të ndani mbi 1500 euro.

Iphone 14 më i lirë, me garancion 2-vjeçar mund të blihet në Neptun. Kushton 1549 euro dhe ofrohet në katër ngjyra: ari, argjend, zi dhe vjollcë.

Ka ekran 6.1 inch, me material Super Retina, kamerë të pasme 48 MP – 12 MP dhe të përparme 12 MP + SL 3D. Ka 6 GB Ram memorje dhe 128 GB memorje të brendshme.

Nëse kërkoni Iphone 14 Pro, atëherë duhet të ndani 1699 euro. Ofrohen të njëtat ngjyra, sikurse tek ai standrad, por me 256 GB memorje të brendshme. Kamerat dhe specifikat tjera janë të njëjta.

I njëjti model, por me 512 GB memorje të brendshme kushton 1999 euro. Në dispozicion janë të katër ngjyrat.

Për 1729 euro mund të porositni Iphone 14 Pro Max me 128 GB memorje të brendshme.

Dhe, Iphone 14 më i shtrenjtë në Neptun, është 2299 euro. Bëhet fjalë për Iphone 14 Pro me 1 TB memorje të brendshme.

Shitësi, pra Neptun, për të gjitha këto produkte ofron garancion 2-vjeçar.

Për të parë më shumë specifika, kliko KËTU