Tëholluese – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Tëholluese – ku e gjeni më së liri

29.04.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Sado që rrallë përgatisni pite, byrek apo bakllava, ju duhet të keni një tëholluese në shtëpi. E gjeni edhe me emrin kyç “akllagi”.

Është mjet i lirë dhe duhet ta ketë çdo shtëpi.

Në tregun online ka goxha lloje dhe platforma Sa Kushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tëholluesen më të lirë e gjeni në dyqanin e-baa. Është një e hollë prej druri me gjatësi 80 cm dhe më shumë shërben për petë të bakllavasë. Kushton 2.19 euro.

Një pak më e trashë, por më e shkurtër – 45 cm, në këtë dyqan mund të porositet për 2.99 euro.

Tëhollues gjeni edhe në 75Mall. Është një prej druri, e shkurtër. Mesin e ka të trashë, ndërsa dorëzat më të holla. Kushton 4.90 euro.

E në Foleja, tëholluesja më e lirë është një e ngjashme, prej druri me mes të trash dhe kushton 5.30 euro.

Tëholluesja më e shtrenjtë mund të porositet në 75Mall. Mesin e ka nga goma e fortë, ndërsa dorëzat prej druri. Kushton 9.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU