U është prishur telekomanda e televizorit? Asgjë për t’u shqetësuar. Në treg mund të gjeni telekomanda universale, që bëjnë për cilindo lloj të televizorit që posedoni.
Jo vetëm kaq, gjeni edhe telekomandë universale për klima e inverterë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Telekomandën më të lirë e gjeni për televizor në dyqanin Foleja. Është e brendit Superior Electronics Sky dhe kushton 5.3 euro.
Deri në 6 euro, në këtë dyqan online mund të gjeni mbi 10 lloje.
Në Gjirafa50, telekomanda më e lirë mund të porositet për 8.49 euro. Është e brendit Hama.
Nëse doni ndonjë më të mirë, në Gjirafa50 gjeni telekomandën universale Philips. Kushton 18.5 euro.
Telekomanda më e shtrenjtë për televizor, mund të porositet në Foleja. Është e brendit Evolve dhe kushton 42 euro.
Tash për telekomanda të kondicionerëve. Më të lirën e gjeni në Foleja për 12 euro dhe është e markës Hama, derisa në Gjirafa50, më të lirën për kondicionerë e gjeni për 39.5 euro. Është e markës One For All.
Për të parë më shumë, kliko KËTU