Televizor deri në 400 euro – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Televizor deri në 400 euro

23.03.2022

Shperndaje:

Sot teknologjia po ecën më shpejt se çkado tjetër dhe çfarëdo televizori që do ta blini sot, nesër mund të jetë “i vjetër” në kuptimin e risive.

E nëse nuk e keni këtë preokupim, atëherë në treg mund të gjeni televizorë të firmave të ndryshme me çmime të ulëta.

Platforma SaKushton ka analizuar dhe ua sjell televizorët më të lirë deri në 400 euro.

Televizori më i lirë në tregun online mund të blihet në Gjirafa50. Është i brendit Vivax, modeli Imago LED, me ekran 32″.

Në këtë dyqan gjeni edhe shumë lloje të televizorëve, ndërkohë që më i shtrenjti deri në çmimin e përcaktuar për shpenzim, është ai LG me ekran 32 inç. Ka fotografi HD dhe kushton 399.50 euro.

Në Aztech, televizori më i lirë kushton 319 euro. Ekranin e ka 43″ dhe është i brendit Philips.

Televizor gjeni edhe në PemaMall. Më i liri kushton me zbritje 339 euro dhe është i brendit kinez Vivax. Ekranin e ka 49″.

75Mall, televizorin më të lirë mund ta blini për 399.90 euro, pak përfudi çmimit të përcaktuar për shpenzim. Është i brendit Hisense, ka 50″ ekran dhe pamje Ultra HD.

Nën 400 euro, televizor gjeni edhe në eGjeta. Tv Samsung 43 inç kushton 399 euro. Po ashtu është ultra HD.


Për të parë më shumë oferta, kliko KËTU