Botërori është afër, nxitoni të blini televizorë me zbritje – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Botërori është afër, nxitoni të blini televizorë me zbritje

19.11.2022

Shperndaje:

Botërori i futbollit nis të dielën në Katar dhe si ngjarje që zhvillohet çdo katër vjet, vërtetë ia vlen të shikohet në një televizor me shumë cilësi.

Zgjidhje ka si asnjëherë më parë, me shumë dyqane që kanë bërë zbritje sa për këtë ngjarje aq edhe për Black Friday, që shënohet më 25 nëntor.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.

Me një klikim në faqen SaKushton mund të gjeni televizor edhe për 187 euro apo pak më shumë, por janë me diametër të vogël dhe firmave jo shumë të njohura.

Televizorin më të lirë me diametër relativisht të madh, 43 inch, e gjeni në Aztech. Televizori Philips, full HD dhe Smart kushton 299 euro. Është me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 429 euro.

Në PemaMall, televizorin më të lirë me diametër të ekranit 43″ e gjeni atë të brendit kroat që prodhohet në Kinë, Vivax. Kushton 315 euro me zbritje dhe është ultra high resolution. Çmimi i rregullt është 415 euro.

Në Gjirafa50, televizori më i lirë është ai i brendit Sharp. Është i zi, me ekran 43″ dhe kushton me zbritje 337 euro. Çmimi i rregullt është 434.50 euro.

Një preferencë bazuar në çmimiin dhe cilësinë e produktit mund të jetë televizori Samsung me ekran 50″. Nga 539 euro, me zbritje mund ta blini për 399 euro. E gjeni në Aztech.

E ata që kanë dhe duan të shpenzojnë shumë më shumë, ta bëjnë dhomën kinema, ofrohen disa televizorë dhe kushtojnë mbi 3.000 euro.

Për shembull, në Aztech e gjeni televizorin Samsung 65 inch, me cilësi 8K dhe QLed. Nga 3.999 euro, me zbritje e gjeni për 3.199 euro.

Në Gjirafa50, gjeni televizorin më të shtrenjtë. Është Sony me ekran 75″ dhe kushton 3.449 euro, me zbritje. Çmimi i rregullt është 3.881.30. Është UHD, 4k.

Për të zbuluar më shumë nga ofertat, kliko KËTU