Nëse kërkoni për tenda, atëherë përcaktohuni. Në treg gjeni tenda për kamping, për plazh dhe për kopsht.
Kësaj here do të koncentrohemi te tendat për kopsht.
Pra një tende e madhe do t’ju shërbejë për hije në këto ditë të nxehta. Mund të jetë vetëm me “çati” apo edhe me “mure” anash për më shumë hije.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Tendën më të lirë për kopsht mund ta porosisni në dyqanin online InterClick. Është e thjeshtë, ka katër mbajtëse metalike dhe materialin sipër për hije. Dimensionet janë 3 me 3 metra dhe kushton 34.99 euro.
Në GjirafaMall, tenda më e lirë për kopsht kushton 39.95 euro. Pos materialit sipër, ka edhe një anash. Është e hirtë dhe me dimensione 3 me 3 metra.
E në këtë market, tendën më të lirë vetëm me “kulm” e gjeni për 49.90 euro.
Dhe tenda më e shtrenjtë, por edhe më e madhja mund të blihet në GjirafaMall. Është e bardhë, e pos “kulmit” ka edhe tri mure për më shumë freski. Ka dimensione 6 me 3 metra dhe është e lartë 3.4 metra. Është e brendit Cressen, me ngjyra bardhë e hiri dhe kushton plot 1.059.95 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU