Tenxhere e veçantë për pasta – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Tenxhere e veçantë për pasta – ku e gjeni më së liri

16.08.2023

Shperndaje:

Pastat mund të bëhen në çfarëdo tenxhere, por për to janë disa të veçanta. Dhe nëse keni mundësi, është mirë t’i keni pjesë të kuzhinës tuaj.

Dallimi është se tenxheret e kanë kapakun me vrima dhe ju mundësojnë t’ua kulloni ujin pas zierjes pa ndonjë telashe dhe pa pasur nevojë të përdorni ndonjë enë tjetër me sitë.

Në tregun online janë disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tenxheren më të lirë për pasta e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është me vëllim 5 litra, ka diametër 20 cm, pastaj shtresë alumini me fund çeliku dhe rezistente ndaj gërvishtjes e ngjitjes. Është e brendit Pensofal dhe me zbritje mund të porositet për 45.43 euro. Çmimi i rregullt është 64.90 euro. Ka dorëza të mëdha e të veçuara që nuk nxehen gjatë zierjes së pastave.

Për 49.90 euro, mund të gjeni tenxheren pak më të vogël – 3 litra, por që ka shtresë, siç thuhet, me pluhur diamanti. Edhe ajo është e brendit Pensofal.

Dhe, tenxherja më e shtrenjtë është ajo me vëllim 7 litra. Ka diametër 24 cm, shtresë me pluhur diamanti dhe kushton 64.90 euro. Edhe ajo mund të porositet në 75Mall.

Për të parë më shumë, kliko KËTU