Për të përgatitur një ëmbëlsirë apo tortë, pos harxhit ju duhen edhe mjetet. Një ndër kryesoret është tepsia e posaçme për ëmbëlsira, e e cila ju duhet për të përgatitur patishpanin.
Janë tepsi të veçanta, pasi kur të pjekët patishpani, atëherë tepsia zbërthehet anash dhe e nxirrni pa e dëmtuar. Ka edhe tepsi që nuk zbërthehen, por janë me forma të ndryshme.
Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Tepsinë më të lirë për ëmbëlsira e gjeni në dyqanin Foleja. Është e rrumbullakët dhe çmontohet e tëra. Është e brendit Spring dhe me diametër 28 cm. Kushton 7.9 euro.
Në 75Mall, tepsia më e lirë për ëmbëlsira kushton 9.9 euro. Është e sheshtë dhe kënddrejtë.
E në GjirafaMall, tepsinë më të lirë që zbërthehet, mund ta porosisni për 12.4 euro. Është e kuqe, e brendit Lemart dhe ka edhe një kapak të plastikës.
Tepsi gjeni edhe në Neptun. Më e lira në këtë dyqan kushton 12 euro. Është e ngushtë, e gjatë dhe e thellë. Nuk zbërthehet.
E ajo që zbërthehet, në Neptun më së liri e gjeni për 17 euro. Është e brendit Teval dhe e rrumbullakët.
Një tjetër pak më e madhe, është tepsia më e shtrenjtë, e që po ashtu ofrohet në Neptun. Edhe kjo është e markës Tefal.
Për të parë më shumë, kliko KËTU