Termometra për temperaturë të trupit, dhomës, kaminit, ushqimit, akuariumit etj – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Termometra për temperaturë të trupit, dhomës, kaminit, ushqimit, akuariumit etj

01.12.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Kushdo që ka fëmijë, nuk bën të mos ketë një termometër për matjen e temperaturës së trupit.

Janë të lirë dhe i kryesisht digjital, pra me bateri. Por në treg ofrohen edhe shumë lloje të termometrave për funksione të ndryshme. Si termometër për kamina, termometër për ushqim, termometër për matjen e temperaturës së dhomës, termometër pë matjen e ujit të akuariumit e të tjera.

Është mirë t’i keni disa prej tyre, sipas mundësive.

Platforma SaKushton, ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Termometrin më të lirë e gjeni për matjen e temperaturës së trupit. Është elektronik, i brendit Elemed dhe e gjeni në e-baa për 2.7 euro.

Në Foleja, një termometër i tillë, por i brendit Microlife, kushton 3.45 euro.

Në Gjirafa, termometri më i lirë për trup kushton 11 euro. Është digjital dhe i brendit Beurer.

Marketi 75Mall, ofron termometër, por vetëm në kuadër të një seti ku vijnë edhe disa pajisje të tjera për bebe, si krehër të ndryshëm, gërshërë, brushë etj. Seti me 8 pjesë kushton 24.47 euro.

Termometri më i shtrenjtë për temperaturë të trupit mund të blihet në Foleja. Matja bëhet me rreze infra të kuqe dhe në moment. Kushton 170 euro dhe është i markës Chicco.

Tash për termometra të tjerë.

Në GjirafaMall, e gjeni më së liri termometrin për akuarium. Kushton 4.04 euro dhe është prodhim i Zolux.

Në këtë dyqan gjeni më së liri edhe termometrin për ushqim. Është i markës Lemart dhe kushton 5.49 euro.

E në 75Mall, për 5.5 euro mund të porosisni termometrin për kamina.

Për të parë më shumë, kliko KËTU