Termos plastike, qelqi apo inoksi – ku i gjeni më së liri

21.03.2024

Shperndaje:

Nuk është ide e keqe të kurseni edhe me ujin. Për shembull, ta merrni ujin kur të dilni jashtë dhe të mos blini një shishe, sado e lirë që është.

Për këtë ju duhet një termos për të mbajtur freskinë. Natyrisht, në termos mund të vini edhe kafe apo çaj të parapërgatitur dhe ta merrni në punë.

Në tregun online ka disa lloje të termoseve, si të plastikës, të qelqit dhe të inoksit. Më të mirët janë të inoksit, pasi mbajnë ftohtësinë apo ngrohtësinë e produktit, por edhe janë më të shtrenjtit.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Termosin më të lirë e gjeni në dy dyqane, përfshire edhe në InterSport. Është i plastikës, zë 500 ml lëngë dhe është i bardhë. Kushton 9 euro. Bën edhe për çiklistë.

Për 9 euro, termos të plastikës gjeni edhe në Neptun. Është me figura për fëmijë dhe shërben për ta marrë ujin me vete.

Në këtë dyqan, gjeni edhe termos të inoksit. Është inoks brenda dhe i plastifikuar jashtë. Ofrohen dy ngjyra, gjelbër dhe kaltër. Copa kushton 25 euro.

Për pak më shumë, 29.90 euro, në dyqanin Aztech, mund të porosisni një termos inoksi. Jashtë është i mbështjell me metal të shndritshëm dhe me gomë. Ka vëllim 470 ml. Po ashtu ofrohen disa ngjyra.

Në Aztech, gjeni edhe termosin më të shtrenjtë në tregun online. Ka vëllim 1L, është i zi, ka edhe një dorëz, ndërkohë është inoks i plastifikuar. Kushton 49.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU