Sa kushton termosi – ofertat e dyqaneve

27.04.2021

Shperndaje:

Sa kushton termosi? Në treg ka lloj-lloj termosa me çmime e materiale të ndryshme.


Paltforma SaKushton ka analizuar çmimet e marketeve që i ofrojnë ato.
Në treg ka termosa me material prej xhami, i përzier me plastikë dhe prej çeliku që mban si freskinë ashtu edhe nxehtësinë e pijeve më gjatë.
Termosin më të lirë mund ta gjeni në platformën ‘egjeta’, ku një me madhësi 0.5 L mund ta bleni për 9 Euro. Termosi është nga çeliku, me peshë 308 gr. Po në këtë platformë mund të bleni termos 1L për 9.64 Euro, i cili është i firmës Domy me material prej çeliku. Të dy janë me dizajn nga jashtë. Ndërkohë, një termos 1L prej çeliku me pamje argjendi nga jashtë mund ta bleni për 17.85 Euro.


Termosa mund të gjeni edhe në Neptun. Një i firmës Tefal me 24 muaj garancion kushton 24 euro. Madhësia dhe detaje të tjera nuk janë dhënë. Në Aztech mund të bleni termos 590 ml të firmës Contigo për 29.99 Euro. Gjirafa50 ofron po ashtu disa lloje të termosave, duke nisur nga 25.10 Euro për atë me madhësi 0.5 L të brendit Esbit.