Thes gjumi për bebe dhe për të rritur – ku i gjeni më së liri

26.11.2023

Shperndaje:

Në këtë stinë të ftohtë, një thes për gjumë është ideal. Dhe i gjeni dy lloje: për bebe dhe për të rritur. Thasët e gjumit për bebe ju shërbejnë për të mos e pasur merakun natën nëse janë mbuluar apo jo, ndërkohë thasët për të rritur shërbejnë kur të dilni në kampingje. Fjetja në një shtëpi mali në dimër, nuk është e lehtë, andaj thesi është shpëtim.

Në tregun online ka disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Thesi për gjumë më i lirë mund të porositet në dyqanin Jysk. Është për të rritur, i brendit Buberg. Ka dimensione 75×190 cm dhe është për një person. Ka ngjyrë hiri të mbyllur, ndërkohe pjesën e brendshme e ka të gjelbër. Kushton 10 euro.

Në këtë dyqan, një thes me dimensione të njëjta, por i brendit Birkevang, kushton 25 euro.

Dhe thesi më i shtrenjtë për të rritur kushton 30 euro, po në Jysk. Ka dimensione pak më të mëdha, 75×220 cm.

Ndërkohë, thesi i gjumit më i lirë për bebe mund të blihet apo porositet në 75Mall. Kushton 27.92 euro. Ofrohen disa ngjyra, për meshkuj dhe femra. Është për foshnjat deri në 6 muaj.

Thesi më i shtrenjtë për bebe, është po ashtu në 75Mall. Është për foshnjat 6-24 muaj dhe me figura të ndryshme të kafshëve. Kushton 31.92 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU