Kur përmendet duket pak edhe e frikshme, por nuk është ashtu.
Një thikë xhepi preferohet për këdo, pasi është shumë përdorimshe dhe mund t’ju gjendet për çdo situatë.
Thikat e xhepit janë të vogla e të parrezikshme. Kanë shumë pajisje, pos thikës, kanë edhe gërshërë të vogla, darë, çelës për kënaqe e për shtrëngim të vidave, sharrë të vogël e shumëçka tjetër – deri në 32 funksione.
Me një klikë me fjalët kyç “thikë xhepi”, do t’ju shfaqen mbi 100 lloje në marketet online.
Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Thikën e xhepit më të lirën e gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Është e markës Vicorinox dhe është më e thjeshtë. Ka vetëm brisk, limë dhe një palë gërshërë të vogla. Kushton 25.01 euro. Është modeli i njohur si klasik.
Nëse ndani pak euro më shumë, saktësisht 27.60 euro, atëherë mund të porosisni në këtë dyqan një thikë xhepi me më shumë funksione. Ndër të tjera ka edhe një spirale për nxjerrjen e tapës së verës. Është e brendit Victorinox, ngjyrë e kaltër.
E thika e xhepit më e shtrenjta në GjirafaMall, kushton 106. 95 euro. Është po ashtu e brendit të njohur Victorinox, e ndër shumë pajisje ka edhe një USB portë me 16 GB.
Thikë xhepi gjeni edhe në Foleja.
Më e lira në këtë market kushton 28.75 euro. Ka 8 funksione dhe është Victorinox.
Edhe në këtë market ka shumë zgjidhje dhe thika e xhepit më e shtrenjta kushton plot 170.20 euro. Besoni apo jo, ka 32 funksione. Është e brendit zviceran Victorinox.
Për të parë më shumë, kliko KËTU