Përtoni të nxirrni fshesën apo thithësen e madhe elektrike për pak trosha apo pak pluhur?
Atëherë ka zgjidhje. Në tregun online ofrohen shumë lloje të thithëseve të vogla elektrike.
Janë veç rreth 30 cm të mëdha dhe mund t’i merrni e lëni kudo. Nuk ju zënë vend. Janë edhe pa kabllo, që ju mundësojnë përdorim edhe më të lehtë.
Kanë një platformë, ku gjatë kohës sa nuk janë në përdorim mbushen bateritë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte dhe çmimet e tyre.
Thithësen e vogël më të lirë e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është e brendit Iskra, ka fuqi nominale 30 vat, mund të përdoret me një mbushje për 12-13 minuta dhe kapaciteti i enës së pluhurit është 400 ml. Me zbritje nga 39.90 mund ta porosisni për 22.90 euro.
Thithësja e radhës më e lirë mund të blihet në GjirafaMall. Është e markës Bomann dhe mund ta porosisni po ashtu me zbritje, nga 44.50 për 27.49 euro.
Këtë lloj thithëse praktike e gjeni edhe në Aztech. Më e lira kushton 29.99 euro dhe është e brendit Philips.
E thithësja e vogël më e shtrenjtë mund të blihet në GjirafaMall. Është e brendit ProfiCare dhe me zbritje mund të porositet për 53.49 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU