Tigan Tefal – kërko më të mirin

11.04.2024

Shperndaje:

Ka shumë lloje të tiganëve në treg dhe definitivisht ndër më të mirët janë ata të Tefalit.

Tiganët e brendit të njohur francez, ofrojnë gjetjet e fundit dhe janë të prodhuar me materiale të forta, që i  bën të qëndrojnë gjatë dhe nuk ngjitet ushqimi në to, pavarësisht  temperaturës.

Në tregun online ka shumë lloje dhe kryesisht mund t’i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neptun.

Platforma SaKushton ua sjell ofertat.

Tiganin më të lirë të këtij brendi, në Neptun, mund ta porosisni për 40 euro apo ta merrni me këste për 36 muaj.

Tigani ka diametër 24 cm, është me material alumini, teknologji ThermoSignal dhe me shtresë të brendshme titaniumi.

Për 42 euro, mund të porosisni tiganin Tefal për krepa. Ka diametër 25 cm dhe është i veshur me titanium, që pamundëson ngjitjen e ushqimit në të.

Për të njëjtin çmim mund të merrni edhe një tigan me diametër 26 cm, e që pjesën e poshtme e ka të valëzuar, sikurse skarë. Shërben për të pjekur çfarëdo lloji të mishit.

Nëse kërkoni një tigan që ka edhe kapak, atëherë më së liri mund ta blini për 45 euro. Ka dy shtresa të titaniumit në brendësi.

Dhe, tigani më i shtrenjti është ai i modelit të emërtuar sipas mastershefit Jamie Oliver. Ka diametër 20 cm, është i thellë dhe me kapak qelqi. Kushton 89 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU