Timon, pedale e ndërrues shpejtësie për lojëra kompjuterike – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Timon, pedale e ndërrues shpejtësie për lojëra kompjuterike – ku i gjeni më së liri

15.05.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Prej lojërave kompjuterike që të nxisin më së shumti adrenalinë, janë ato ku simulohet ngasja e veturave nëpër shtigje të ndryshme.

Ka plot lojëra kompjuterike, e pos lojës, duhet blerë edhe timonin, pedalet dhe ndërruesin e shpejtësisë për t’u dukur sa më reale përvoja.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Setin timon, pedale e ndërrues shpejtësie më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Seti është i brendit Esperanza dhe bën për PlayStation 3. Kushton 55.50 euro.

Një të njëjtë në GjirafaMall e gjeni për 59.99 euro.

Timon, pedale e ndërrues shpejtësie gjeni edhe në Foleja. Seti më i lirë kushton 79.98 euro dhe është i brendit Marvo, modeli GT 903. Bën për konzollat PS3, PS4, Xbox-One dhe Xbox 36.

Të njëjtin produkt dhe me të njëjtin çmim e gjeni edhe në dyqanin ShopAz.

E nëse jeni meraklinj të këtyre lojërave dhe keni mundësi financiare, atëherë ndani pak më shumë mjete dhe merrni një set më të mirë.

Seti më i shtrenjtë, ku përfshihet timoni, pedalja dhe ndërruesi i shpejtësisë mund të porositet në GjirafaMall. Është i brendit Logitech, modeli G923 dhe kushton 441.99 euro. Bën për disa seri të Xbox.

Për të parë më shumë, kliko KËTU