Top për ushtrime – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Top për ushtrime – ku e gjeni më së liri

04.03.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Nëse mendoni se linjën e trupit dhe zhvillimin e muskujve mund ta bëni vetëm në palestër, atëherë gaboheni.

Mund të stërvitni edhe në shtëpi, edhe pa asnjë mjet. Por mund të stërvitni edhe me ndonjë pajisje, si topin për ushtrime.

Ju shërben për shumë ushtrime dhe në treg gjeni disa lloje. Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Topin më të lirë për ushtrime e gjeni në marketin online Foleja. Është i gjelbër, ka diametër prej 75 cm e është ideal për persona me gjatësi 170-179 cm. Pesha e tij prej 1.2 kg siguron stabilitet dhe ekuilibër gjatë ushtrimeve. Topi mund të mbajë ngarkesë maksimale prej 200 kg. Mund ta porosisni për 14.90 euro.

E në GjirafaMall, gjeni një top më të vogël me diametër 55 cm dhe për personat e gjatë nga 150 deri në 164 cm. Kushton 16.99 euro me zbritje. Çmimi i mëparshëm ishte 22.40 euro.

Në këto dy dyqane gjeni edhe disa lloje e topi më i shtrenjtë për ushtrime mund të blihet në Foleja. Është 8 kg i rëndë. Është ideal për forcimin e muskujve, përmirësimin e koordinimit dhe zhvillimin e dinamikës së lëvizjeve. Kushton 55 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU