Topa, raketa, rrjetë dhe tavolinë pingpongu – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Topa, raketa, rrjetë dhe tavolinë pingpongu – ku i gjeni më së liri

02.10.2024

Shperndaje:

Çdokush ka nevojë për argëtim. Dhe nëse keni hapësirë në shtëpi, atëherë një tavolinë pingpongu është gjëja e duhur.

Në tregun online ka shumëçka për këtë lojë, duke nisur nga topat, raketat, rrjeta e tavolinës së pingpongut e deri te tavolina e pingpongut.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Natyrisht, më së liri i gjeni topat e pingpongut. Në dyqanin e-baa, seti me 12 topa kushton 2.79 euro. Në këtë dyqan mund të porosisni edhe topa me ngjyra të ndryshme. Seti po me 12 copa, kushton 3.49 euro.

Topa gjeni edhe në GjirafaMall dhe në Foleja. Në GjirafaMall, seti me 6 topa të brendit Victoria Sport kushton 4.33 euro dhe janë ngjyrë portokalli. E në Foleja, më së liri ofrohet paketimi me tre topa të brendit Inny me çmim 7 euro.

Nëse jeni profesionist, atëherë topat më të shtrenjtë mund të blihen në GjirafaMall. Seti me 12 copë të brendit Sponeta kushton 24.49 euro.

Pas topave ju duhet raketa apo “reketi” siç mund të njihet në gjuhën e popullit. Raketa më së liri mund të porositet në Foleja. Kushton 5 euro dhe është e brendit Faster.

Në GjirafaMall, raketa më e lirë kushton 14.5 euro dhe është e markës Atemi. Në këtë dyqan, gjeni edhe raketën më të shtrenjtë. Është e markës Donic dhe kushton 103.5 euro.

Po ashtu edhe rrjeta për tavolinë të pingpongut, më së liri mund të porositet në Foleja. Për një çmim të përafërt, 18 dhe 18.9 euro ofrohen rrjeta të kaltra dhe të gjelbra. Janë të brendeve Meteor dhe YakimaSport.

E tavolinë pingpongu gjeni vetëm në GjirafaMall. Më e lira kushton 406.5 euro, teksa më e shtrenjta 515.5 euro.

 

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU