Tortilla – ku i gjeni më së liri

05.05.2024

Shperndaje:

Ndoshta më të shijshme dalin kur i punojmë vetë në shtëpi, por edhe ato kryejnë punë kur jemi pick me kohën.

Po flasim për petët e njohura si tortilla. Vijnë të gatshme, të pjekura dhe mund të mbaroni lloje të ndryshme të donerëve apo edhe burito e takos.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Petët më të lira tortilla i gjeni në rrjetin e dyqaneve online Begmart. Janë të brendit spanjoll Mexilla, me peshë totale 360 gramë dhe diametri i secilës është 25 cm. Janë të punuara me miell të bardhë dhe kompleti kushton 1.38 euro.

Për pak centë më shumë, në Begmart gjeni edhe tortillat e brendit Dijo. Brumi i tyre ka edhe shtesë të piperit të kuq dhe kompleti 250-gramësh kushton 1.42 euro.

Për 1.44 euro, mund të porosisni tortillat për skarë, sikurse edhe ato me spinaq.

Ka edhe tortilla me miell integral. I gjeni në Begmart për 1.56 euro.

Në këtë dyqan, tortillat më të shtrenjta janë ato me peshën më të madhe – 1.440 gramë. Janë të brendit turk Durum dhe qesja kushton 5.1 euro.

Tortila ka edhe në Spar. Kompleti me 370 gramë, kushton 1.79 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU