Çka thuani për një racion me waffle mes dy shujtave. Disa waffle me mjaltë sipër apo me edhe me mjaltë e pemë, si dredhëza për shembull. Nëse asgjë tjetër, atëherë vetëm për t’u parë duken bukur.
Për të përgatitur këtë specialitet, një llojë palpete, por më e trashë dhe me katrorë të vegjël si dizajn, ju duhet një toster i veçantë dhe në tregun online gjeni zgjidhje të shumta.
Platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre për të përgatitur specialitetin që origjinën e ka në Belgjikë.
Tosteri më i lirë për waffle mund të porositet në Neptun. Kushton 19 euro dhe është i brendit Fuego, me fuqi 750 vat.
Në Gjirafa50, tosteri më i lirë për këtë specialitet kushton 19.66 euro. Është i brendit Esperanza me 750 vat fuqi.
Edhe në PemaMall mund të porosisni toster nën 20 euro. Ai i brendit Vivax kushton 19.78 euro. Ka fuqi 900 vat.
Në 75Mall, tosteri më i lirë kushton 24.90 euro me zbritje nga 39.90 euro. Është i brendit WCM dhe ka fuqi të instaluar 700 vat.
Natyrisht gjeni edhe tosterë më të mirë, por edhe më të kushtueshëm. Për shembull në Gjirafa50, mund të porosisni tosterin më të shtrenjtë në tregun online. Është i brendit Dezal dhe kushton 155.10 euro. Është profesional dhe ka fuqi 1300 vat.
Për të parë më shumë, kliko KËTU