Toster – zgjidh nga 7 deri në 140 euro

07.05.2024

Shperndaje:

Pajisje e thjeshtë që mundëson mrekulli. Tostat janë të adhuruar nga shumica dhe janë të lehtë për t’u përgatitur.

Në tregun online gjeni zgjidhje pafund.

Mund të gjeni toster për 7 euro, por edhe për 140, profesional.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pra, tosterin më të lirë e gjeni për 7.30 euro. E gjeni në dyqanin online Gjirafa50 dhe është i brendit Sencor me fuqi 1100 vat. Është i bardhë dhe i vogël. Ju mundëson përgatitjen e dy tostave trekëndësh njëherësh.

Për pak më shumë, mund të porosisni tosterin e brendit Esperanza, po në Gjirafa50. Është i zi dhe ka 700 vat fuqi. Është po ashtu i vogël.

E nëse kërkoni një toster të mirë e profesional për kushte shtëpiake, atëherë në Gjirafa50 e gjeni për 84.49 euro. Është i brendit Sencor, por është i madh dhe i rëndë që mundëson shtypje dhe ngrohtësi më të madhe. Ka disa pllaka, varësisht çfarë dëshironi të përgatisni.

Tostera pafund gjeni edhe në rrjetin e dyqaneve Neptun.

Më i liri në këtë dyqan mund të porositet për 52 euro. Është i brendit Fuego, është i madh dhe ka fuqi 2200 vat, që do të thotë se shkrin djathin sa “çel e mbyll sytë”.

Tosteri më i shtrenjtë në Neptun kushton 139 euro. Është i brendit të njohur Bosch, është ngjyrë metalike me dorëz të zezë dhe ka fuqi 2000 vat. Nëse keni kartelë të anëtarësisë së Neptunit, mund ta merrni edhe më lirë – për 119 euro.

Për më shumë, kliko KËTU