Tash që ka nisur të përmirësohet moti, shumëkush kohën më të madhe e kalon në oborr ose kopsht, nëse e ka një gjë të tillë. E kush ka hapësirë më të madhe, mund të blejë edhe një trampolinë për fëmijë apo edhe të rritur.
Në tregun online ka me dhjetëra llojë e madhësi dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Trampolinën më të lirë mund ta porositni në dyqanin online PemaMall. Kushton 125 euro me zbritje dhe është për fëmijet deri në 6 vjeç. Ka diametër të platformës 140 cm dhe lartësi të rrethojës 152 cm.
Në Gjirafa50, trampolina më e lirë është ajo e brendit bullgar Byox. Kushton 169 euro. Është për fëmijët mbi 6 vjeç dhe ka diametër 183 cm. Ka formë të rrumbullakët, rrethojë materiali dhe shkallë për t’u ngjitur në platformë.
Trampolinë gjeni edhe në 75Mall. Është e brendit Sundow, ka diametër 224 cm, shkallë për ngjitje, rrethojë dhe kushton 179.95 euro.
Trampolina më e shtrenjtë në tregun online mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit polak Zipro, ka diametër 453 cm, shkallë për ngjitje në platformë, rrethojë prej rrjete në lartësi 180 cm dhe kushton 449.50 euro. Është edhe për të rritur.
Për të parë të gjitha llojet e trampolinave, kliko KËTU