Transmetues FM universal – ku e gjeni më së liri

22.06.2022

Shperndaje:

Vetura e juaj nuk ka një hyrje AUX dhe nuk keni si të dëgjoni këngët që keni në telefon? Për këtë ju duhet një transmetues FM universal, që në tregun online mund ta gjeni thuajse kudo.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Transmetuesin më të lirë e gjeni në 75Mall. Është i brendit Prmate, ka portë AUX dhe USB dhe kartë të memories 32GB. Është wireles dhe me zbritje kushton 12.90 euro. Çmimi i rregullt është 15.99 euro.

Transmetues të lirë gjeni edhe në dyqanet online PemaMall dhe Gjirafa50. Ai i brendit gjerman Hama, në të dy këto dyqane kushton nga 14.99 euro. Pos portës AUX ka edhe atë USB.

Mes dhjetëra llojeve, transmetuesi FM universal më i lirë në treg mund të gjendet në Gjiarafa50. Kushton 40 euro me zbritje dhe është i brendit gjerman Technaxx. Çmimi i rregullt është 79 euro. Funksionet e këtij transmetuesi janë të shumta, si AUX, bluetooth, thirrje telefonike, DAB+, bateri mbushëse 800 mAh, ekran LCD, hyrje për SD-Card dhe mbushës për telefon me dalje USB.

Për të parë më shumë oferta, kliko KËTU