Trotinet City Blitz – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Trotinet City Blitz – ku e gjeni më së liri

04.07.2022

Shperndaje:

Në ndonjë faqe e gjeni me emrin scooter e në ndonjë trotinet. Pak e rëndësishme kjo. Fjala është për mjetin më popullor për lëvizje tash për tash – trotinetin elektrik.

Në treg gjeni më dhjetëra lloje të dhjetëra brendve, por kësaj here platforma Sa Kushton ju ofron më shumë informata për trotinetët e brendit gjerman, City Blitz.

Kujdes me çmimet! Sa më të vogël që trotineti ka fuqinë e motorit, aq më lirë kushton.

Trotinetin më të lirë të këtij brendi e gjeni në PemaMall. Ka rrotë mesatarisht të mëdha – 8.5 inch dhe me zbritje mund ta porosisni për 305 euro. Çmimi i rregullt është 369 euro.

Mban 120 kg peshë, shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 20 km/h, mund të përshkohen 25 deri në 30 km rrugë me një mbushje të baterisë dhe ka fuqi 250 watt. Ka ekran digjital ku ofrohen shumë të dhëna.

Në Gjirafa50, trotineti më i lirë është ai me fuqi 500 watt, ka rrotë 8.5″, mban peshë deri në 120 kg, shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 20 km/h dhe kushton 379 euro. Ka gomë të ngurtë të përparme dhe pneumatike të pasme, ekran digjital e shumëçka tjetër.

Në Neptun, trotineti më i lilrë i brendit City Blitz, është ai me fuqi 250 watt dhe rrota 8.5 inch. Kushton 439 euro, por nëse keni kartelën Happy mund ta blini për 339 euro. Me këtë trotinet mund ta arrini shpejtësi deri në 24 km/h.

Trotinet City Blitz gjeni edhe në Aztech për 549 euro. Ka fuqi 500 watt, rrotë më të mëdha – 10 inch, mban peshë deri në 120 kg, arrin shpejtësi deri në 20 km/h dhe mund të përshkohen deri në 25 km me një mbushje të baterisë, por kjo varet nga pesha e shoferit dhe nga pjerrtësia e rrugës. Ky është edhe trotineti më i shtrenjtë City Blitz që mund të blihet përmes tregut online.


Për të parë më shumë, kliko KËTU