“U prishën”, “u mungon kripa”, “janë zbutur”, “nuk janë sikur ato të vitit të shkuar” e të tjera.
Këto janë problemet dhe dilemat për këdo që vendos të zë turshi për dimër.
Po cila është zgjidhja? Bliji të gatshme.
Në tregun online dhe në markete të ndryshme mund të gjeni lloje të ndryshme të turshive të gatshme dhe platforma Sa Kushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Trangujt turshi më së liri i gjeni në dyqanin online PemaMall. Kavanozi me peshë 720 gramë kushton 1.5 euro, ndërkohë kavanozi i madh me peshë 2.5 kg, 3 euro.
Janë tranguj kornishon, të pasterizuar dhe prodhim vendor.
Kur bëhet fjalë për ajvarin, atëherë zgjidhja është pa fund. Ka kavanoz të vegjël me 370 ml, por edhe “standard”, rreth 700 ml.
Ajvari më i lirë mund të porositet në 75Mall. Kavanozi me 370 ml i brendit Riviera, kushton 1.25 euro. Në këtë dyqan online mund të porositni më së liri edhe kavanozin 720 ml me çmim 1.95 euro. Është ajvar jo i djegëst.
Ajvar gjeni edhe në Maxi.
Speca turshi të zëna në mënyrë të thjeshtë me ujin si produkt bazë apo në ajkë? E dyta është tjetër nivel, definitivisht.
Specat në ajkë më së liri i gjeni në Maxi. Kova e plastikës me peshë 1 kg, kushton 4.19 euro. Është prodhim vendor – Drena.
Me të njëjtin çmim, në të njëjtin market gjeni edhe speca në ajkë të brendit Bylmeti.
Në treg gjeni edhe domate të gjelbër turshi. Mund ta blini në dyqanin online Pemamall. Ofrohet kavanozi i madh me peshë 2.5 kg dhe kushton 3 euro
Dhe për fund pak djegës. Në treg gjeni edhe lloje të ndryshme të specave të njohur si feferona. Më së liri mund t’i blini në Maxi. Kavanozi 670 gramë i brendit Eurofood kushton 1.29 euro.
Në Maxi, kavanozi me peshë 720 gr i brendit Abi Progres kushton 1.45 euro.
Feferona gjeni edhe në Spar dhe 75Mall.